Maqedoni

“Rritja e pagave në arsim”, takohen sot ministri Ademi dhe përfaqësuesit e SASHK-ut

Ministri i Arsimit Arbër Ademi sot do të takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), pasi të shtunën paralajmëroi rritje historike të pagave në arsim dhe shprehi optimizëm se nuk do të vij deri te grevë e mësimdhënësve, sepse siç tha Ministria dhe Qeveria ofrojnë zgjidhje.

Takimi do të mbahet në Ministrinë e Arsimit, kjo vijon pasi Ademi në fundjavë paralajmëroi se gjatë kësaj jave do t’i ftojë përfaqësuesit e SASHK-ut, të cilët paralajmëruan grevë për më 11 nëntor.

Këshilli i SASHK-ut të premten unanimisht solli vendim se nuk e pranon propozimin e MASH dhe Qeverisë për rritjen e pagave në veprimtarinë arsim dhe shkencë për 10 për qind, duke filluar nga prilli i vitit 2020. Kryetari i SASH-ut Jakim Nedelkovski media tha se interesat e veta do t’i mbrojnë me grevë që parashikohet për më 11 nëntor të këtij viti.

SASHK kërkon që rritja e planifikuar të mos fillojë nga prilli i vitit 2020 por nga 1 janari i vitit 2020, gjithashtu propozon që edhe ofertat prej 10 për qind t’i mos u nënshtrohen pazareve, gjegjësisht, siç tha Nedellkov, të ofrohet rritje më e madhe.

Ademi, megjithatë, të shtunën shprehi optimizëm se nuk do të vij deri në grevë dhe potencoi se deri tani dy herë janë rritur pagat dhe se është ofruar rritje prej dhjetë për qind e pagave në prill.

Loading…