Shqipëri

Rritet pjesëmarrja në votime, 40.95% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 16:00

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar or

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar orë pas ore shifrat e pjesëmarrjes në procesin e votimit. Deri në orën 16:00, 40. 95% e votuesve kanë marrë pjesë në proces, në rang kombëtar. Qarku me pjesëmarrjen më të lartë vijon të mbetet Dibra.

Në total, deri në orën 16:00, KQZ bën me dije se kanë raportuar 2103 nga 5199 QV në total. Ndërkohë kanë votuar 603949 persona, nga 1474691 persona në listat e qendrave të votimit që kanë raportuar.

Theksohet se përqindja e cila është publikuar deri më tani, është vetëm në bazë të të dhënave që kanë raportuar disa nga qendrat e votimit në rang kombëtar.