Maqedoni

Rritet numri i turistëve që vizitojnë Maqedoninë

vcer

Numri i turistëve të huaj dhe vendor edhe këtë vit ka shënuar rritje. Për tetë muajt e parë të këtij viti, nëpër kapacitetet turistike kanë kaluar 510.000 mysafirë të huaj dhe vendor. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje të vizitorëve për 20 mijë. Por, nga Shoqatat turistike thonë se krahas rritjes të numrit, nevojiten ndryshime ligjore. Problemi kryesor sipas tyre është në procedurat e komplikuara administrative për zhvillimin e kësaj dege të biznesit.

Turizmi në vendin tonë shënon rezultate të mëdha, kemi numër më të madh të turistëve, por kemi edhe situata të veçanta me të cilat ballafaqohemi në terren. Kemi edhe probleme rajonale e botërore të cilat i kanosen turizmit. Që të kemi qëndrueshmëri, kemi nevojë për zgjidhje më cilësore sidomos duhet të miratohet rregullore e re për subvencionim, që do t’i eliminoj procedurat burokratike që i kemi për momentin – deklaroi Asim Mexhedoviq, koordinator i agjencive të HOTAM.

Para vetëm disa ditëve, shtëpia globale turistike “Lonli Planet”, Maqedoninë e renditi në tre destinacionet që duhet të vizitohen vitin e ardhshëm 2020. Në vendin e parë gjenden Butani dhe Anglia. Vitin e shkuar, vendi shënoi rekordin në turizëm, pasi numri i turistëve të huaj dhe vendor kaloi mbi 1 milionë.

Andrea Çobanova

Loading…