Rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

Alsat 2019-11-07T12:00:23+01:00
Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit është për dy centimetra më i lartë se dje, por ende është për një centimetër më i ulët nga i zakonshmi për këtë muaj, tregojnë matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Nivelet,e Liqenit të Dojranit dhe të Prespës janë të njëjta si dje, por niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është më i lartë, ndërsa te ai i Prespës më i ulët se sa mesatarja shumëvjeçare për nëntorin.
Nivelet e lumenjve në vend janë në kornizat e së djeshmes dhe shpesh më të ulëta nga mesataret.
Loading…