Bota

Rritet në 69 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 69, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Të paktën 940 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë. Të paktën 722 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa po vazhdon trajtimi për të tjerët.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Pas tërmetit janë regjistruar 947 pas-tronditje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit.

Deri në 104 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat, ndërsa aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit ende vazhdojnë.