Maqedoni

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve të reja

Është rritur ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Kovid-19 këtë fundjavë. Kështu nga 3 816 testime të kryera 721 kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin në 24 orët e fundit. Po ashtu 7 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurëse, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar edhe 171 persona. Numri aktual i personave aktivë këtë javë është rritur ndjeshëm duke e çuar sot ne plot 8 290 raste, ndërsa javën e kaluar ishte rreth 6 mijë.

The post Rritet ndjeshëm numri i infektimeve të reja appeared first on Alsat.