Ballkan

Rritet kurba e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 4 persona

Gjatë 24 orëve të fundit 162 raste të reja me k

Gjatë 24 orëve të fundit 162 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që kanë humbur jetën 4 persona. Ministria e Shëndetësisë informon se janë bërë 1350 testime.





Një numër shumë i madh i këtyre rasteve është evidentuar në kryeqytet me 75 raste, më pas në Kumanovë-14, Tetovë-13, Koçani-12, Strumicë-10.

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 109 pacientë të shëruar.