Ballkan

Rriten rastet me Covid-19/ Mbyllet Greqia, Mitsotakis njofton masat e reja kufizuese

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 e ka detyr

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 e ka detyruar qeverinë greke që të ndërmarrë një sërë masash kufizuese për të parandaluar përhapjen e Covid-19.  Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi pasditen e sotme masat e reja kufizuese ku ndalohet lëvizja e qytetarëve në një fashë të caktuar orari.





Reklamo bizensin tuaj ketu

“Së pari, në zonat ku ka një rritje të madhe të rasteve në nivelet 3 dhe 4, pra të konsideruara si “të verdha” apo “të kuqe” do të ketë një ndalim të lëvizjes me makinë nga ora 00:30 deri në 05:00. Sigurisht do të lejohen të lëvizin ata që shkojnë në punë apo kanë urgjenca“, tha Mitsotakis.

Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.

“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat“, tha Mitsotakis.