Kosovë

Rriten rastet e të arrestuarve recidivistë në Kosovë

Ditëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona me të kaluar kriminale, kërkohet unifikim i sistemit të drejtësisë.

Plot 60 vepra penale rëndojnë mbi këtë person.

Besim Hajdari i njohur me nofkën “Ciprra” u arrestua javë më par pas një operacioni nga Policia e Kosovës.

Ky ishte në kërkim nga Policia e Kosovës që nga dhjetori i vitit të kaluar, e ku akuzohej për sërë vepra të ndryshme penale.

Fatin e njejtë si të këtij e pati dhe Driton Podrimqaku, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për disa ditë.

Mirëpo, ky u vetëdorëzua në polici pas kërkimit intenziv nga Policia e Kosovës, ku për të cilin i ishte publikuar edhe fotografinë e tij në rrjete sociale.

I dyshuar për tri vepra penale, atë të fajdes, sulm ndaj personit zyrtar, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Podrimçaku kishte edhe të kaluar kriminale.

I njëjti si një recidevist, kishte pesë aktgjykime fajësuese ndaj tij, pra ishte i dënuar për pesë vepra penale edhe në të kaluarën.

E rastet e këtyre të dyve nuk janë të vetmet në Kosovë, ku një person përsërit krimin disa herë e pas një kohe nuk risocializohet pasi që lihet në liri.

Sipas njohësve të sigurisë në vend, risocializimi i personave me të kaluar kriminale është një problem edhe për shtetet më të zhvilluara.

Se një unifikim i sistemit të drejtësisë do ta përmirësonte ndjeshëm këtë problem, e thonë edhe njohësit e çështjeve juridike në vend.

Megjithatë, nëse këto raste vazhdojnë të rrite në Kosovë, atëherë po kërkohet që çështja e risocializimit të kthehet në prioritet në vend.

Një komunikim më i mirë në mes të organeve të drejtësisë, do të bënte që këto raste të mos kthehen në fenomen në Kosovë.