Ballkan

Rriten rastet e reja me koronavirus në Greqi, humbin jetën 21 persona

Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve

Greqia ka njoftuar rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 842 persona të infektuar,  nga të cilët 13 u identifikuan pas kontrolleve në pikat kufitare në hyrje të vendit. Ndërsa 21 persona kaë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.





Nga të dhënat, numri i përgjithshëm i rasteve është 153226, nga të cilat 52.1% janë burra. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.4% kishin sëmundje shoqëruese.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se 283 persona po trajtohen me intubim në spitale.