Kronika e Zezë

Rrëmbehet një 22 vjeçare në Pejë

Në rrugën “Ramë Geci” në Pejë të premten është rrëmbyer një vajzë 22 vjeçare nga dy persona.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një dëshmitar e kishte vërejtur se të dyshuarit me forcë dhe pa dëshirën e saj e kishin futur në veturë vajzën.

Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vend-ngjarje dhe kanë identifikuar personat e dyshuar.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri se bashku me viktimën ka ikur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.