Showbiz

Rrëfehet Turjan Hysko: Isha i dashuruar me zyshën, ja çfarë ndodhi

Turjan Hysko ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar n

Turjan Hysko ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në programin “Në kurthin e Piter Panit”, ku fëmijët i drejtuan pyetje të ndryshme.





Mes të tjerash, Hysko u pyet rreth historive të shkuara të dashurisë, para se të njihej me Orindën. Ai tha se kur ishte në klasë të pestë mendonte se ishte i dashuruar me zyshën, teksa shtoi se një ditë ishte kapur mat duke i bërë foto.

“Dashuria ime e parë dhe e vetme është Orinda, por para se ta njihja mendoja se isha i dashuruar me zyshën. Isha në klasë të pestë, kisha një zyshë shumë të bukur.

Në një moment të caktuar zysha hyri në mësim, unë i bëra foto. Zysha më tha ore mistrec dhe më thirri babin. Babi u nxeh. Më vonë kuptova që ishte vetëm pëlqim”, tregoi Turi.