Lajme

Rrahu fëmijët pas humbjes, policia detaje për ish-trajnerin Tarazhi

Policia ka dhënë detaje të reja për shoqër

Policia ka dhënë detaje të reja për shoqërimin e ish-trajnerit të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, të cilit i doli një video në rrjetet sociale ku dukej tek rrihte fëmijët pas humbjes së një ndeshje.

Njoftimi i policisë

“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI”, tha policia e Lezhes.

Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”.

Lexo edhe: Dhunoi futbollistët U-17 të Laçit, shoqërohet trajneri Ndue Tarazhi


Etiketa: , , ,