Kosovë

Rrahim Pacolli ia huq fort – ende shpreson në kualifikim të Kosovës ndaj Anglisë

Për Rrahim Pacollin, zyrtarin e Aleancës Koso

Për Rrahim Pacollin, zyrtarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), ëndrra për kualifikimin e Kosovës në Evropian përmes kualifikueseve të rregullta nuk ka mbaruar ende.

Ai beson se me një fitore ndaj Anglisë të dielën, Përfaqësuesja e Kosovës do të kualifikohet në Euro 2020, ndonëse kjo nuk ka gjasa të ndodhë.

Në një shkrim në Facebook pas humbjes së Kosovës ndaj Çekisë, Pacolli ka deklaruar se “tash mbetet të fitojmë ndaj Anglisë për të siguruar kualifikimin”.

“Pa marrë parasysh rezultatin e sontëm jemi krenarë me djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës që na ka kënaqur me lojë tash e sa kohë. Tani mbetet të sigurojmë kualifikimin duke fituar ndaj Anglisë në shtëpi”, ka shkruar Pacolli.

Kjo huqje e Pacollit është bërë subjekt shakaje në internet. Komentuesit në Facebook i ka sugjeruar atij të konsultohet me dikë tjetër për këtë çështje.  /Insajderi.com