Sport

Ronaldo vendos për të ardhmen para muajit maj

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, prit

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, pritet të vendosë për të ardhmen e tij para se të përfundojë sezoni aktual, në mënyrë që Zonja e Vjetër t’i bëjë planet për afatin kalimtar veror, njofton Insajderi.

Në ndeshjet e mbetura, portugezi do t’u ndihmojë Bianconerëve në luftën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, do të luftojë deri në fund për titullin ‘Capocannoniere’ (golashënuesin më të mirë në Serie A), si dhe të përpiqet ta fitojë trofeun e Kupës së Italsië në finale ndaj Atalanta.

Në ndërkohë, do t’ia kumtojë planet e tij presidentit të Juves, Andrea Agnelli dhe drejtorit sportiv, Fabio Paratici.

Sipas Tuttosport, e gjitha do të ndodhë para muajit maj, sepse klubi dëshiron t’i nisë planet për afatin e ardhshëm kalimtar, ashtu që dëshiron të dijë për të ardhmen e sulmuesit./Insajderi.com