Sport

Roma në gjurmët e mesfushorit holandez të Manchester United

Sipas gazetës La Reppublica, presidenti i Romës

Sipas gazetës La Reppublica, presidenti i Romës, Dan Friedkin, ëndërron ta shohë Van de Beek të veshë fanellën e romakëve, njofton Insajderi.

Pengesa kryesore me të cilën përballet skuadra italiane është paga e lartë e lojtarit, prej rreth 6 milionë euro në vit.

Por, edhe përkundër interesimit të Romës, Manchester United nuk kanë në plan të shesin holandezin.

Në Angli ata nuk e mendojnë largimin e tij nga Old Trafford, edhe pse nuk ka pasur shumë minuta me djajtë e kuq.

Van de Beek ka marrë pjesë vetëm në 16 ndeshje të Premier League deri më tani, me vetëm 326 minuta.

Holandezi u bashkua me Unitednë shator të vitit 2020 dhe nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2025. /Insajderi.com