Sport

Roma mendon të prezantojë Mourinhon para 20 mijë tifozëve në “Olimpico”

Roma e cila ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm

Roma e cila ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke marrë në pankinë, trajnerin portugez Jose Mournho po përgatitet që ta mirëpresë si një yll i vërtetë në futboll, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, skuadra kryeqytetase thuhet se është duke pritur dritën e gjelbërt nga qeveria italiane për rihapjen e stadiumeve për ta prezantuar ish-trajnerin legjendar të Interit përpara 20 mijë tifozëve romanist në stadiumin “Olimpico”.

Nuk dihet ende sa e realizuar është si ide, por në kampin verdhekuq dëshirojnë t’i japin mirëseardhjen në mënyrën më të mirë trajnerit luzitan. /Insajderi.com