Sport

Roma edhe zyrtarisht e humb ndeshjen ndaj Hellas Verona

Ankesa e Romës për humbjen 3:0 në tavolinë nga Hellas Verona është refuzuar.

‘Giallorosët’ kishin paraqitur ankesë në apel, për humbjen 3:0 nga Hellas Verona.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ndeshja në fushë kishte përfunduar 0-0, por Roma kishte në formacion Amadou Diawara, që nuk kishte të drejt lojë.

Gjykata e Apelit vendosi që ankesa e klubit ishte e pabazuar, dhe konfirmoi fitoren 3:0 të Veronës.

Roma në shtatë ndeshjet e para në Serie A numëron 14 pikë, tre më pak se liderët e Milanit.