Showbiz

Robert Berisha: Vetëm vdekja më ndan nga Nora

Këngëtari i estradës kosovare, Robert Berish

Këngëtari i estradës kosovare, Robert Berisha ishte i ftuar në emisionin ´´Mirage´´. Në emision ai u pyet në lidhje me deklaratën e tij se  “vetëm vdekja e ndante nga Nora Istrefi”, deklaratë kjo e thënë në shkurt të një viti më parë.





Roberti shprehet në ´´Mirage´´se: “Po, është e vërtetë. Vetëm vdekja mund të të ndajë nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë do të jem babi i Renes dhe gjithmonë do të jemi bashkë.”

Ne vijim të intervistës, ai nuk dha koment mbi arsyen e ndarjes, por preferoi të theksoi se ndryshe nga çfarë ndodh rëndom, mes tyre ka respekt të ndërsjelltë.

Këngëtari Berisha u pyet dhe nëse kjo ndarje e tyre është përkohësisht, dhe ai përgjigjet me një pausë. Pra, ka një mundësi që të rikthehen bashkë? ´´S´i duhet´´, përfundoi këngëtari.

Ndër të tjera, Roberti tha se nuk është divorcuar zyrtarisht me Norën, pra me dokumente.