Opinione

Ritja e çmimeve,ekonominë e R.M së Veriut, e shynë në Stagflacion

Ekonomia e R.M.V.

Ekonomia e R.M.V. është nën veprimin e inflacionit,inflacioni si dukuri më komplekse,vepron mbi ekonominë e shumë vendeve.

Mirëpo shumë vende e kalkulojnë inflacionin në punën ekonomike të subjekteve,dhe e mbajnë nën kontrol,me ritjen e brutoproduktit vendor dhe me racionalizimin e të dalave,si dhe me parashikimin e shkallës së inflacionit,e cila ndikon në zhvillimin ekonomik të vendit,dhe me hapjen e vendeve të reja të punës

Mirpo ka raste kur inflacioni të jetë i dobishëm kur nuk e kalon normën një shifrore,në këtë rast ekonomija ka gjasa ta ritë indeksin e zhvillimit.

Në vendet ku inflacioni është njëshifrorë, inflacioni, në ato vende,nuk ka ritje të theksuara të çmimeve,edhe valuta e vendit ndaj euros nuk ka ritje.

Analizuar ekonominë e R.M.V. Hetohen ,dobësitë e politikës makroekonomike,e cila nuk ka program adekuat për ta vënë në kontrol ritjen e inflacionit,sepse inflacioni ka ritje enorme dhe e kalon dyshifrorin,që është parametër i rezikshëm pë ekonominë nacionale.

Banka popullore bën përpjekje që ta mbajë kursin devizor stabil,me masa antiekonomike,me kreditë e jashtme,kjo masë është fatale për ekonominë,e cila e ulë standardin jetësor, të qytetarëve,dhe nuk ka ngritje të indeksit zhvillimor.

Politika makroekonomike e R.M.V.-së,bazohet në mbajtjen stabile të kursit devizor kundrejt Euros,nuk bën hapjen e re të agregatëve monetar,që të prodhoje mjete të reja monetare,qoftë nga eksporti i mallrave,apo hapjen e fabrikave të reja,për hapjen e vendeve të punës.Periodikisht i humbën tregjet,në vendet fqi.

Në kohën e fundit,evidente është ritja e indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit të gjërë,dhe shërbimeve. Indeksi i harxhimeve për jetë, pë një familje është i lartë dhe nuk mundet qytetari ti mbuloje me të ardhurat e pagës minimale, kjo gjendje e rëndë ekonomike e ulën në skajshmëri standardin jetësor të qytetarëve.

Vendet e punës shkurtohen,jeta shtrejtohet,dhe inflacioni në ritje, manifestohet ngecje e zhvillimit ekonomik, këto dukuri ekonomike e çojnë ekonominë e vendit në Stagflacion.

Stagflacioni është dukuri e re,ai paraqitet te ekonomitë e vedeve kur inflacioni del nga kontroli,me normë të lartë të përqindjes,dhe i shoqruar me stagnimin,apo me uljen e përqindjes së zhvillimit ekonopmik,dhe me shkurtimin e vendeve të punës,ritet papunsia në vend.Stagflacioni është i rezikshëm pë ekonominë e vendit,e zhvillon spiralen e krizave dhe pakënaqësitë tjera sociale të qytetarëve,inicohen proteste dhe destabilizim social.

Qeveria duhet të gjeje shkathtësi që të përballet me sukses me Stagflacionin,të bëje analiza dhe hulumtime për të gjetur metoda progresive tjera,në krahasim me eksistueset.

Më se e dëmshme është që të ndikohet politikisht ndaj dukurive ekonomike,me ekonomi të meren ekspertë,e jo politikanët,ka mungesë të programit ekonomik nacional, partit qeveritare i zbatojnë programet partiake të pa sofistifikuara me frymën ekonomisë globale.Andaj shkatrohen ekonomitë nacionale,dhe papunsia në ritje.