Showbiz

Rita Ora feston ditëlindjen, e ëma bën dedikimin e veçantë: Je shembull për të gjithë vajzat

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora feston di

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora feston ditën e sotme 30-vjetorin e lindjes.





Në këtë ditë të veçantë për këngëtaren, e ëma e saj, Vera ka postuar një foto të Ritës nga fëmijëria, teksa bashkangjitur ka  bërë dhe një dedikim të ëmbël. Vera shkruan se Rita është një shembull për të gjitha vajzat e reja për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Nëna kur u transferua në Mbretërinë e Bashkuar nuk kishte asgjë, nuk mund të fliste gjuhë, kisha vetëm familjen time, kualifikimet si doktoreshë dhe pa punë. Pavarësisht çdo lufte në të cilën jeta na hodhi, ne e bëmë atë dhe ju vazhdoni të shkëlqeni.

Ti u bëre shembull, kështu për t’ju treguar vajzave të tjera të reja se mund t’i bëjnë realitet ëndrrat e tyre me shumë mund dhe përkushtim. Të dua dhe të uroj ditëlindjen Rita Pita. Urime ditëlindjen nana, krenaria jonë”, shkruan ajo.