Lajme

Rindërtimi i kazinove në Karaçevë, ndërhyn Inspektorati

Në Karaçevë, në vendin ku kohë më parë u rrënuan kazinotë ilegale, filluan sërish ndërtimet, ndërtime këto të cilat nuk kishin leje nga autoritetet lokale.

Pikërisht për këtë arsye, të mungesës së lejes së ndërtimit, të shtunën Inspekotrati i Komunës së Kamenicës, bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërprerë punimet.

Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Zotrim Kastrati.

“Janë ndërprerë punimet të ndërtimeve në Karaçevë, kjo për shkak se nuk kanë leje ndërtimi”, tha Kastrati