Lajme

Rimat e këshilltarit të kryeministrit: Me Hotin ka lezet dhe normalitet

Në kohën kur kryeministri Avdullah Hoti po merr kritika të shumta për menaxhimin e pandemisë, kur zëvendësit e tij bëjnë deklarata të pamatura për të pagjeturit dhe qeverisje të dobët, këshilltarët e tij kanë gjetur kohë të thurin rima për ta lavduar shefin e tyre.

Shefqet Shehu, këshilltar i kryeministrit Hoti, përmes rrjetit social e ka quajtur shefin e tij, projektor të normalitetit në vend.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Madje, ai këtë e ka bërë duke treguar “shkathtësi” në rima, teksa ka thënë se Kosova është e sigurt dhe ka lezet me Hotin.

“Kosova është e sigurt dhe ka lezet, kur për KRYEMINISTËR ka njeriun që projekton e realizon NORMALITET. HOTI, i zoti”, ka shkruar Shehu në rrjetin social Facebook.  /Insajderi.org