Sport

Rikthehet nga lëndimi Rashica, gati për ndeshjen në fundjavë ndaj Augsburg

Milot Rashica ka lënë prapa dëmtimin e tij dhe

Milot Rashica ka lënë prapa dëmtimin e tij dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Augsburgut, njofton Insajderi.

24 vjeçari është kthyer në stërvitje me Werder Bremen ku ka ushtruar në grup, pasi më parë kishte bërë vetëm stërvitje individuale. Lajmin e ka konfirmuar fillimisht trajneri i Werder Bremen, i cili u shpreh se lojtari është gati për të luajtur disa minuta, pasi nuk mund të përballojë të jetë aktiv në fushën e lojës për të dyja pjesët.

Më gjatë ka folur drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili u shpreh se rëndësia më e madhe për skuadrën e Werder Bremen është që lojtari të jetë mirë fizikisht.

“Rashica do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Augsburgut. Gjëja më e rëndësishme është që Rashica ndihet shëndosh dhe mirë dhe mund të performojë në nivele të larta. Rikthimi i tij do të jetë shtysë e madhe për ne”, u shpreh drejtori sportiv. /Insajderi.com