Lajme

Rikthehet Messi, Scaloni nuk merr sulmuesin më në formë

Argjentina ka publikuar listën për ndeshjen m

Argjentina ka publikuar listën për ndeshjen miqësore kundër Brazilit. Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar futbollistët e grumbulluar për këtë sfidë. Risia është rikthimi i Lionel Messit. Kapiteni rikthehet në dispozicion pas pezullimit që mori me kombëtaren për shkak të komenteve të tij në Kupën e Amerikës.

“Pleshti” gjen vend në listën e futbollistëve të grumbulluar, por nga krahu tjetër, numri një i stolit nuk ka grumbulluar sërish Mauro Icardin. Sulmuesi i PSG është rikthyer në formën maksimale, por nuk merr sërish një ftesë. Nuk mungon në listë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez dhe ylli i Juventusit, Paulo Dybala.


Etiketa: , ,