Lajme

Rikthehen pagesat për veturat që hyjnë në oborrin e QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se me fillimin e normalizimit të shërbimeve shëndetësore ka rikthyer pagesat te laurat në hyrje-dalje.

Sipas QKUK-së, pas lirimit të tyre ka pasur numër të madh të qytetarëve që kanë shfrytëzuar hapësirat e parkingut në QKUK edhe pa pasur nevojë për kryerje të shërbimeve shëndetësore.

“Pas normalizimit të shërbimeve shëndetësore është rritur numri i qytetarëve dhe makinave që frekuentojnë hapësirat dhe parkingjet në QKUK dhe kjo ka vështirësuar qasjen”, thuhet në njoftim.