Showbiz

“Ribashkohet” Soni Malaj dhe Flor Mumajesi. Ja projekti që bën bashkë ish-çiftin

Soni Malaj dhe Flor Mumajesi ishin një ndër çif

Soni Malaj dhe Flor Mumajesi ishin një ndër çiftet më të dashur vite më parë. Dyshja u ngjit në skenën e Këngës Magjike me këngën “Fluturimi 3470” dhe pas këngës dhe një puthje të zjarrtë.



Por që atëherë ka kaluar plot 14 vjet dhe dyshja vijoi jetën e tyre edhe pas ndarjes. Deri në këto momente, ku rruga e ish-partnerëve u takua sërish. Soni Malaj do të rikthehet në Kënga Magjike, këtë herë jo me Florin, por me një këngë të kompozuar nga studio e tij, Threedots.

Kënga titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno. E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë: “Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”