Lajme

Rezistenca e banorëve të Astirit mbush 1 vit, sot protestuan ndryshe

Si sot, një vit më parë banorët e Astirit n

Si sot, një vit më parë banorët e Astirit nisën protestën e tyre kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikon shembjen e banesave të tyre për të zgjeruar rrugën.

Kjo ka qenë një nga protestat më afatgjata dhe njëkohësisht e veçantë në llojin e saj, pasi banorët të mbështetur edhe nga opozita e bashkuar, dalin çdo mbrëmje në rrugë dhe bëjnë thirrje ndaj qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Me moton “mbrojmë familjet tona”, banorët a Astirit sot kanë zgjedhur që të protestojnë ndryshe!

Në një video-projektor, ato kanë bërë një përmbledhje të momenteve kyçe të protestave të tyre përgjatë këtyre 12 muajve dhe më pas kanë nisur fjalimet, ku nuk kanë munguar akuzat për qeverinë e kryeministrit Rama.

Si çdo ditë, në protestë ka qenë i pranishëm ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

“Rama nuk arriti t’i mposhte këto heronj dhe t’i shemb shtëpitë e tyre. Opoizta e bashkuar ka qenë në mbështetje të kësaj kauze, e kemi mbështetur këtë kauzë që në ditën e parë dhe do të vijojmë që ta bëjmë”, tha mes të tjerave Balliu.

Lexo edhe: Disa orë me jelekverdhët e “Astirit” në ditën e 127 të protestës


Etiketa: , ,