Showbiz

Rezart Veleshnja largohet nga ‘Shiko kush luan’, ja kush do ta zëvendësojë

Aktori i humorit dhe kapiteni i skuadrës blu në

Aktori i humorit dhe kapiteni i skuadrës blu në emisionin “Shiko kush luan”, Rezart Veleshnja është larguar nga emisioni në fjalë në puntatën e dytë të sezonit të ri.





Lajmi u bë me dije nga vetë moderatorja Luana Vjollca, me anë të një video promo të emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sotme.Në video aktori nuk është shfaqur si çdo herë krah kolegut të tij Florian Binaj, si kapitenë të dy skuadrave, por vendin e tij e ka zënë aktori Irgen Çela, i njohur si Xhoda.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse ky largim është i përhershëm apo ka ndodhur vetëm për këtë puntatë. Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.