Lajme

Reshitaj mohon se VV i kërkoi votë për Osmanin presidente: Ishte vendimi im

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka mohuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar të qëndrojë në sallë për të votuar pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Ajo është shprehur se ky ka qenë vendim i saj, “i bazuar në parim human e profesional”.

Sipas saj, kishte javë para se të mbahej seanca, ku në mbledhje të kryesisë së AAK-së, kishin diskutuar për këtë çështje dhe ajo kishte dhënë mendimin e saj për të qenë pjesë e seancës.

Reshitaj në Klan Kosova ka treguar dhe arsyet që e kanë shtyrë të jenë pjesë e këtij procesi.

“Ne jemi në një situatë me pandeminë, sidomos unë që përcjellë nga afër çdo ndryshim që ndodhë me këtë gjendje. Dhe më është dukur më e pakta që mund t’i bëjmë vendit tonë të shkojmë në zgjedhje në këtë situatë pandemie”.

“Dhe e dyta është se Lista Serbe bëhej qartë faktorizim i ndërtimit të institucioneve të Kosovës. E kam ndjerë nga brenda që mund të ndikojë ta kem një mundësi që edhe më tutje Lista Serbe e shantazhuar nga Beogradi të ketë ndikim, impakt në ndërtimin e institucioneve të tjera”, ka theksuar ajo./Insajderi.com