Lajme

Reportazh/ Parku kombëtar që qeveria “e dënoi me vdekje”

Projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në ç

Projektet për ndërtimin e hidrocentraleve në çdo përrua të vendit, janë duke shkatërruar edhe një park të mrekullueshëm natyror, të mbrotjur me ligj që nga vitit 1996, në zonën e Matit. Banorët kanë mbetur të vetëm në luftën e tyre për të mbrojtur natyrën, ndërsa tubacionet po shtrihen nëpër lugina.

Këto pamje të mrekullueshme i përkasin parkut konmbëtar Lurë – Dejë. Eshte një natyrë thuasje e egër, e paprekur dhe një mrekulli që mund të kthehet në një destinacion turistik. Por edhe kjo pjesë e natyrës është “denuar me vdekje” nga qeveria, përmes projekteve të hidrocentraleve.

Banorët janë të vendosur që të vijojnë qendresën e tyre deri në fund, në mbrojtje të burimeve ujore. “Ne këtë uji e pimë, e kemi për bagëtinë e kemi për blektorinë”, thotë një prej tyre.

“Po është nevoja këtu do bëhet pëllëmbë e gjak, pëllëmbë e gjak…”, shprehet i revoltuar një tjeter banor i zonës.

Në mbështetje dhe në mbrojtje të tokës së tyre kanë ardhur dhe shumë të rinj nga emigracioni.

“Erdha se kam tokën time, tokën e babait. Kam 10 vjet në Greqi dhe dua të vij, të kthehem të mbjell geëhtenja e arra, por po na morën ujni ca do bëjmë ne këtu…”, shprehet emigranti.

Projekti për ndërtimin e një hidrocentrali do të fusë në tuba të gjitha rrjedhjat e ujit në një zonë të mrekullushme natyrore, e shpallur park kombëtar që në vitin 1996, si pjesë e parkut Lurë-Dejë. Sipas banorëve i gjithë procesi është zhvilluar në mënyrë ilegale, duke manipuluar edhe firmat e tyre.

Banorëet kanë ndjekur edhe rrugën gjyqësore, por betejën e parë e humbën. Gjykatësja Arbena Ahmeti, e ka rrëzuar padinë pasi një pjesë e firmëtarëve nuk janë banorë rezidentë të fshatrave që dëmtohen nga hidrocentrali.

Gjithsesi beteja ligjore vijon. Punimet kanë avancuar në pjesën e Mirditës, ku janë shtrirë një pjesë e tubacioneve si dhe është hapur tuneli. Nga punimet që janë bërë deri më tani natyra ka pësuar shumë dëme. Madje është zhdukur edhe një burim mijëra vjeçar që njihet si Kroi i Kolës.

Por edhe pse është një terren i vëshitrë, turistët e huaj e kanë zbuluar Zall Gjoçajn. Madje një profesor dhe matematicien gjerman që e vizitonte rregullisht prej 25 vitesh, pasi pa punimet ka lënë një letër ku tregon keqardhje për dëmtimin e parkut.

/Ermelinda Hoxhaj – Klan Plus


Etiketa: , , , , , ,