Sport

RENDITJA E FIFA-s/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion. Kush e mban vendin e parë në botë!

FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e

FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e përgjithshme për ndeshjet e muajit qershor të kombëtareve.



Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion, teksa renditet në vendin e 66-të në botë edhe pse në sfidat e qershorit, Kombëtarja kuqezi nuk arriti asnjë fitore, ku mori 1 humbje dhe dy barazime, në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve respektivisht ndaj Izraelit dhe Islandës dhe një barazim pa gola 0-0 në miqësore ndaj Estonisë në stadiumin “AIR Albania”.

Kosova ka fituar 1 pozicion në renditjen e përgjithshme ku nga vendi i 107 tani renditen në vendin e 106-të. Me dy fitore edhe dy humbje “Dardanët” marrin pikë për sa i përket klasifikimit në FIFA.

Vendin e parë në botë e mban Brazili, e cila ndiqet nga Belgjika dhe podiumin e mbyll Argjentina. Franca renditet në vendin e katërt, në pozicionin e pestë është Anglia. Në të gjashtin është Spanja. Në vendin e shtatë janë Kampionët e Europës, Italia. Pozicionin e 8-të e zë Holanda, në të nëntin Portugalia dhe “TOP 10” e mbyll Danimarka. Gjermania mban pozicionin e 11-të në botë.

RENDITJA E SHQIPËRISË:

1

RENDITJA E KOSOVËS:

2

RENDITJA E “TOP 10”:

3