Sport

Rekordi i radhës që mund të thyej Cristiano Ronaldo

Në Juventus u transferua për të ngritur trofeun

Në Juventus u transferua për të ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve, por një gjë të tillë nuk mundi të bënte edhe pse ishte golashënuesi më i mirë i ekipit për tre sezone.

Por, “veshëgjatën”, ai e kishte ngritur me Manchester United në vitin 2008, fanelë me të cilën sonte do rikthehet të luajë në kompetcionin më të madh në Evropë për futboll, ku dhe mundet ta barazojë një rekord, shkruan Insajderi.com.

Nëse, Cristiano luan në ndeshjen kundër Young Boys, ai do e barazojë rekordin e Iker Casillas për më së shumti paraqitje në histori të kompeticionit.(177).

Në këtë kompeticion, CR7 ka zhvilluar 176 paraqitje, në të cilat ka shënuar 134 gola, 42 asistime, ndërsa është shpallur kampionë pesë herë.

Me Manchester Unitedin ai ka luajtur 52 paraqitje në Champions, ndërsa ka shënuar 15 gola. Më së shumti gola për skuadrën angleze në këtë garë, ka shënuar Ruud van Nistelrooy i cili kishte tundur rrjetën 35 herë.

Rekordet e portugezit në Ligën e Kampionëve”:

Më së shumti gola (134)

Më së shumti asiste (42)

Më së shumti gola në një sezon (17)

Më së shumti herë golashënuesi i sezonit (7)

Më së shumti tituj (5)

Lojtari i vetëm që shënon në tre finale

Lojtari i vetëm që shënon në të gjitha 6 ndeshjet e fazës së grupeve

Lojtari i vetëm që shënon në 11 ndeshje radhazi

Më së shumti çmime lojtari i vitit (4)

Më së shumti paraqitje në formacionin e vitit (2004, 2007-2020)/Insajderi.com