Lajme

Rekord i ri i rasteve me COVID-19 në Japoni

Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Japo

Numri i rasteve të konfirmuara COVID-19 në Japoni arriti një rekord për ditën e tretë radhazi, në 2,418 raste, tha Ministria e Shëndetësisë të shtunën, njofton Associated Press, transmeton Insajderi.

Japonia, me më pak se 2,000 vdekje në lidhje me Coronavirusin, ka qenë relativisht e suksesshme në kontrollimin e dëmtimeve nga pandemia, me distancimin shoqëror dhe përdorimin e gjerë të maskave.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Një panel qeveritar për masat e Coronavirusit po takohet më vonë gjatë ditës, ku një vendim mund të vijë për të zvogëluar fushatën e mbështetur nga qeveria “GoTo”, e cila ofron zbritje për udhëtimet e brendshme dhe të ngrënit jashtë. Kryeministri Yoshihide Suga ka qenë agresiv në mbajtjen e ekonomisë, ndërsa balancon rreziqet shëndetësore.

Aeroporti Haneda i Tokios ishte mbushur të shtunën me pushues. Vende të njohura për pushime, të tilla si ishulli më verior kryesor i Hokkaido dhe zonat urbane si Tokio dhe Osaka, po shohin rritje të rasteve me COVID-19. /Insajderi.com