Lajme

Reja “arnon” kuqezinjtë, zbulohet formacioni anti-Andorra

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një takim mjaft të rëndësishëm për vazhdimësinë.

Të besuarit e Edi Rejës sfidojnë në orën 20:45 Andorrën në “Elbasan Arena”. Një takim i vlefshëm për grupi H kualifikues të Euro 2020, me kuqezinjtë që kanë humbur shanset për të përsëritur atë që bënë 4 vite më parë.

Gjithsesi, interesi është i lartë dhe Reja duket se ka fiksuar formacionin që do të hedh në fushë. Sipas “Panorama Sport”, italiani i beson sërish skemës, 3-5-2.

Në dyshim mbetet emri që do të vendoset në katërkëndësh, me Strakoshën dhe Berishën që kërkojnë një fanellë titullari. Gjithsesi, gardiani i SPAL duket më i avantazhuar. Mbrojtja do të përbëhet nga Ismajli, Djimsiti dhe Veseli. Në qendër të mesfushës preferohet Memushaj, Ramadani dhe Ndoj, teksa nga krahët pritet të aktivizohet Roshi dhe Trashi.

Ndërsa dyshja e sulmit do të përbëhet nga Manaj dhe Balaj, duke bërë kështu shtyrjen e debutimit për Florian Kamberin.