Ballkan

Regjistrohen 3491 raste të reja dhe 67 viktima nga Covid-19 në Greqi

Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 67 humbje

Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 67 humbje, duke e çuar në 8,106 numrin e përgjithshëm të viktimave nga Covid-19.





Ministria e Shëndetësisë beri me dije se janë konfirmuar 3,491 raste, ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 267,172 persona. Atika ka shënuar numrin më të lartë të infeksioneve në 24 orët e fundit me mbi 1 mijë raste.

Që nga fillimi i pandemisë, 1,717 pacientë janë larguar nga ICU.