Maqedoni

Regjistrohen 31 viktima dhe 766 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin ng

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.171 teste të kryera janë regjistruar 766 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 252 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1.118 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 31 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 147.995 raste, prej të cilëve 124.828 janë shëruar, kurse 4.509 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 18.658 raste aktive me virusin korona.

– Advertisements –