Ballkan

Regjistrohen 267 raste të reja me Covid-19  në Greqi, 7 pacientë humbin jetën

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 267 r

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 267 raste të reja me koronavirus, 25 prej të cilëve janë raste të importuar nga jashtë vendit.





Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije gjithashtu se 7 pacientë të infektuar kanë humbur jetën nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 405.

Rajoni më i goditur mbetet Atiça, e cila sot regjistroi plot 123 raste të reja, ndërsa në Selanik u konfirmuan pozitivë 11 persona. Sakaq, numri i përgjithshëm i personave të infektuar që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1,9613 , nga të cilët 55.8% janë burra.