Maqedoni

Regjistrohen 13 viktima dhe 421 raste të reja me Koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin ng

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga  2900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 395  pacientë, përcjell Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 13 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 195.963 raste, prej të cilëve 182.473 janë shëruar, kurse 6.888 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6.602raste aktive me virusin korona.

– Advertisements –