Maqedoni

Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Në Shkup sot nga ora 13:00 do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit për shkak të marshit protestues të paralajmëruar, që do të fillojë nga parku në Çair.

“Sot me fillim në orën 13:00 është paralajmëruar marsh protestues, i cili do të fillojë nga parku në Çair, vazhdon drejtë nëpër rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, drejtë nëpër rrugën “Cvetan Dimov”, në të djathtë në bulevardin “Goce Dellçev”, në të majtë nëpër rrugën “Filipi i Dytë”, në të djathtë nëpër rrugën “11 Tetori” deri në Kuvendin e Republikës të Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB citojnë se për ato arsye Reparti për siguri të komunikacionit rrugor në periudhën e cituar do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit me ç’rast komunikacioni do të rikahëzohet nëpërmjet rrugëve përreth. MPB apelon te qytetarët t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor nëpër rrugët në të cilat zhvillohet ngjarja.

Loading…