Showbiz

Redon Makashi tregon historinë e çuditshme ne Egjipt: Shkuam për të kënduar, por përfunduam duke mbjellë pemë

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka rrëfyer së

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka rrëfyer së fundmi një histori që i ka ndodhur në Egjipt kur ishte me Aleksandër Gjoka dhe Dashnor Dikon.





I ftuar tek emisioni “Rudina”, këngëtri tregoi se ishin ftuar për koncert, por përfunduan duke mbjellë pemë në kodrat e Egjiptit.

Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth mo Redon?

Redon Makashi: Kjo është marrë në Egjipt, në një jo aktivitet por në punë fizike.

Rudina Magjistari: Që do të thotë?

Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.

Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty?

Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.

Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.

Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt.

Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt?

Redon Makashi: Jo nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo? Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh?

Ne s’mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë. Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi.