Sport

Real Madrid nuk shkon më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Betis, hap mbrapa në luftën për titull

Real Madridi nuk ka shkuar më shumë se një bara

Real Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola kundër Real Betis, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32 të La Liga-s spanjolle e zhvilluar në “Alfredo di Stefano”, njofton Insajderi.

Ekipi i Zidane provoi gjithçka në këtë ndeshje, por pa arritur t’ia dalë dot. Minuta pati dhe për belgun Eden Hazard, i cili hyri në fushë në minutën e 77-të të takimit, pa mundur dot të jetë protagonist.

Me këtë barazim madrilenët ngelen në vendin e dytë në kampionat në kuotën e 71 pikëve, tre me shumë se Barcelona e vendit të tretë e cila ky dy ndeshje më pak. /Insajderi.com