Sport

Reagon Vitia pas rrahjes së gjyqtarit Tahiri, fajëson FFK-në

Sot është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri, pas ndeshjes Vitia – 2 Korriku i Prishtinës.

Siç raportohet kryesia e KF Vitisë e ka sulmuar gjyqtarin Tahiri dhe i cili ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, ndërsa flitet edhe për të arrestuar nga ky marifet i zi që ndodhi sot!

Klubi i futbollit Vitia, që garon në Ligën e Parë të Kosovës, grupi A, reagon në lidhje me këtë rast.

“FC Vitia nuk qëndron mbrapa aksidentit të ndodhur sot pas lojës  me 2 Korrikun dhe nuk marrim përgjegjësi për veprimet e sotme, përgjegjësia kryesore bie mbi personat e punësuar në FFK të cilët njihen nga i gjithë opinioni futbolldashës në KOSOVË se ata vendosin çdo vit kush hynë në Superligë e kush bie nga liga.

Ata në këtë xhiro kishin deleguar mjeshtrin e të gjitha të këqijave që kanë ndodhur në futbollin Kosovar në vitin e fundit të madhin Fatmir TAHIRI i cili kishte përkrahjen e dyshës tjetër Fatmir Abrashi dhe Fisnik Rama dhe kjo nuk është hera e parë që Fatmir Tahiri në këtë sezonë nuk është përfshirë në skandale.

3-shja e lartë përmendur nga fillimi e deri në fund na treguan qëllimin se pse kishin ardhur sot në Viti, e qëllimi i vetëm i tyre ishte që të pengohet FC VITIA në rrugën e saj drejt Super ligës së Kosovës, pasi siç duket dikujt brenda FFK-së po i pengon kjo gjë.

Fc Vitia kërkon nga FFK që sa më parë të marrë masa dhe të lirohet nga kriminelët mbrenda këtij institucioni dhe të hetoj në tërësi këtë ngjarje pse ne si klub po dëmtohemi, kujt po i pengon që Fc Vitia po dëshiron inkuadrimin në superligë, në ditët në vijim do të dërgojm letër nê FIFA dhe UEFA për të gjithë personat mbrenda FFK-së të cilët në mënyrë të drejt për drejt po bëjnë delegimet e referëve dhe ndikimin tek ta se cila ekipë duhet të dëmtohen e cilat të favorizohen”, reagon kryesia e KF Vitia.