Showbiz

Reagon ish-menaxheri: Ja çfarë ndodhi me instagramin e Rinës

Nga mesi i muajit Tetor, reperja Rina Balaj njo

Nga mesi i muajit Tetor, reperja Rina Balaj njoftoi se për arsye personale do të tërhiqet përkohësisht nga muzika. Në fillim u aludua për një zënkë mes Rinës dhe menaxherit të kompanisë ‘On Records’, Met Elashini, por ky i fundit e hodhi poshtë këtë aludim.





Tashmë prej javësh, Rina nuk ka më një llogari në Instagram, pasi ajo që kishte ka kaluar me emrin ‘’On Records Official’’.

Duke qënë se fansat e Rinës donin një përgjigje për këtë, pronari i ‘On Records’ ua dha përmes Instastory-it të mëposhtëm:

“Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës. Me këtë shkrim po ju njoftoj se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është më pjesë e On Records. Sa i përket Instagram-it, është pronë e On Records edhe në kontratë.”- shkruan Elshani.

Ai bën me dije se Instagram-i do të ishte ende në emrin e Rinës vetëm nëse ajo do të ishte pjesë e kompanisë.