Kosovë

Reagon Haradinaj: Nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të një avokati nga Serbia i cili ka thënë se ish-kryeministrit “i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale”.

Haradinaj ka thënë se nuk është subjekt i asnjë procesi gjyqsor.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Deklaratën për Haradinajn e ka dhënë sot avokati serb, Pregrad Saviq. Ai po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Të dashur qytetarë, Disa media tona kanë raportuar një lajm të rremë që për burim kanë eksponentë të Serbisë. Unë me dinjitet kam mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe nuk jam subjekt i asnjë procesi gjyqësor.Vazhdoj punën në mbrojtje të vlerave dhe të shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Deklaratën për Haradinajn e ka dhënë sot avokati serb, Pregrad Saviq. Ai po pretendon se në mesin e ish-anëtarëve të UÇK’së, të cilët po gjykohen për krime lufte, do të jetë i ftuar edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i bindur se Haradinaj do jetë në mesin e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi që siç pretendon Saviq, tashmë të parit të AAK’së i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.