Lajme

Reagon dega e LDK-së në Mitrovicë pasi u tha se 33 anëtarë iu bashkuan Iniciativës së Vjosa Osmanit

Dega e LDK-së në Mitrovicë ka reaguar pasi Faton Peci, këshilltari u.d të Presidentit, Vjosa Osmani, tha se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë.

Sipas tyre dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre nuk janë LDK.

“Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku Vjosës dy kryetarë nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë”.

“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.