Opinione

Reagim ndaj refuzimit të pjesëmarrjes së u.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt në inaugurimin e presidentes së Republikës së Kosovës

Arsyetimin e z.

Arsyetimin e z.Hoxhaj, në refuzimin e tij në pjesëmarrjen në emër të PDK, në inaugurimin e Presidentes së Republikës zonj. Vjosa Osmani Sadriu, e karakterizonte Urrejtja dhe një sulm barbar ndaj personit të shefes së shtetit, duke e etiketuar me cilësime denigruese, të cilat nuk mund të jenë pjesë e shëmbëlltyrës së një lideri të një partie politike, i cili  ia don të mirën stabilitetit politikë të vendit.

Akuzat e Kryetarit në detyrë të PDK‐së, Enver Hoxhaj, kundër Presidentes tani më të zgjedhur të Republikës së Kosovës, zonj. Vosa Osmani Sadriu, aq sa janë banale, po  aq më tepër janë të pa vërteta , të neveritshme dhe ekskluzivisht të motivuara politikisht dhe në konkordancë me diskutimin e z. Enver Hoxhaj, në seancën e Parlamentit, ditën e zgjedhjes së zonj. Osmani Sadriu, Presidente e Republikës, të cilën seancë pasi e sulmoi zonj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Qeverinë Kurti në përgjithësi me një terminologji denigruese para korit diplomatik e bojkotoi.

Diskutimin e z. Enver Hoxhaj, në seancën e Parlamentit kundër zonj. Vjosa Osmani Sadriu , në ditën e zgjedhjës së kësaj të fundit shefe e shtetit, shumica e opinionistëve dhe analistëve politikë e kanë vlerësuar si diskutim skandaloz në një ditë solemne siç është dita e zgjedhjes së të partitë të shtetit.

T’i kthehemi akuzave të z. Enver Hoxhaj, kundër Presidentes aktuale të Republikës së Kosovës zonj.Vjosa Osmani Sadriu, për t’i vlerësuar se sa  të pa vërteta janë dhe nga e kanë burimin.

Z.Hoxhaj, pohon se zonj. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti , e paskan dërguar z. Hashim Thaqi , ish Presidentin e Kosovës  në Gjykatën speciale të  Hagës për krime lufte, një gënjeshtër kjo edhe më e madhe se gënjeshtrat dhe inskenimet e Dick Marty, Euro parlamentarit Zviceran, kundër UQK-së, dhe vetë z.Thaçi.

Enver Hoxhaj, para se të merrej me akuzat kundër Kurtit dhe të tjerëve përkitazi me Gjykatën speciale ,,duhaj ta dinte se z.Kurti ishte kundër kësaj Gjykate, ditën kur z.Enver Hoxhaj e kishte ngrit dorën në Parlamentin e Kosovës swbashku me bashkëpartiakët e tij për themelimin e një Gjykate të tillë monoetnike dhe raciste.

Edhe unë pajtohem se më së miri do të ishte që në ditën e inaugurimit të zonj.Osmani Sadriu Presidente e Kosovës, detyrën e Presidentit it t’ia dorëzonte ish Presidenti Thaçi, por, për një mungesë të tillë të z. Thaqi, z.Enver Hoxhaj, pa të drejtës e akuzon zonj. Presidente Vjosa Osmani Sadriu, për çka duhet t’i kërkojë ndjesë publike.

Z.Enver Hoxhaj, një ish diplomat i Kosovës, i cili në përudhën në të cilën ishte Ministër i jashtëm i solli aq  “shumë” njohje ndërkombëtare shtetit të Kosovës, kur flet për pa aftësi ,jo profesionalizëm dhe autoritarizëm të qeverisë aktuale nuk do të ishte keq ,që para se të merrej  me fajësime të tilla t’i shkonte mendje se Qeveria aktuale është zgjedhje dhe zgjidhje e sovranit ,të cilës edhe ti z. Hoxhaj ,si figurë politike do të duhej domosdoshmerisht për ta përkrahur.

Do të ishte në interes të vendit dhe të vetë z.Hoxhaj, që sa më parë të pajtohet me një realitet Kushtetues të pakthyeshëm siç është zgjedhja e Presidentes së Kosovës dhe bashkarisht me forcat tjera politike t’iu shërbeni interesave të vendit.