Sport

Raste pa fund por jo gola. Klopp dhe Solsjkaer ndahen në paqe

Ka përfunduar me barazim pa gola dueli për vend

Ka përfunduar me barazim pa gola dueli për vendin e parë në Premier League mes Liverpool dhe Manchester United. Sfida nisi vrullshëm me ekipin e Klopp që pati rastet më të pastra gjatë pjesës së parë. Ishte Shaqiri që u shfaq kërcënues bashkë me Salah, ku nuk munguan krosimet e rrezikshme të Alexander-Arnold. Megjithatë pjesa e parë u mbyll pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, ishte United më kërkues dhe më i rrezikshëm, por pa arritur të konkretizonin. Shumë raste të shpërdoruara sidomos nga Pogba, Rashford dhe Fernandes. Ndërkohë, krejtësisht në hije Anthony Martial, që u zëvendësua nga Cavani. Në fundin e takimit, Liverpool pati disa raste, por Maguire dhe Lindelof ishin të pakalueshëm. Pas këtij takimi, United mbetet në krye, me Liverpool 3 pikë më pak. Gara është e hapur për titull me plot 6 ekipe në garë, nga United deri te Evertoni.