24 orë+ Lajme

Rasim Selmanaj: Është gabim të jesh kryetar komune më shumë se dy mandate

I ftuar në emisionin “PA MASKË”, deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj i cili në të kaluarën ishte dy mandate me radhë kryetar i Komunës së Deçanit ka treguar se pse nuk ka kandiduar për një mandat të tretë. Sipas tij, është gabim që dikush të synojë më shumë sesa dy mandate, njofton 24-ore.info

“Unë mendoj se dy mandate për një kryetar komune janë të mjaftueshme për me e treguar veten… Po mendoj se qëndrimi në pushtet si kryetar komune ma shumë se dy mandate ështe gabim për shkak se mundet me ndodh e kundërta. Nëse ti ke qenë 8 vite i suksesshëm është mirë me e lënë komunën dhe pastaj të kesh angazhime të tjera. Unë e kam vlerësuar që ka mjaftua të qeversi 8 vite në Deçan dhe vullnetarisht jam larguar nga Komuna dhe kam kaluar si deputet”, është shprehur Selmanaj.

Ai ka thënë se kjo do të ishte një praktikë e mirë nëse do të zbatohej edhe në Kosovë, sidomos duke marrë si model edhe shtetet më të zhvilluara demokratike, siç janë SHBA.

I pyetur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë, Selmanaj ka deklaruar se në humbjen e LDK-së në këtë komunë kanë ndikuar shumë faktorë dhe  se ka pasur pakënaqësi me kohën e gjatë të qeverisjes së LDK-së në këtë komunë, ndërsa është shprehur se Vetëvendosja është treguar më këmbëngulëse në fitore./24-ore.info