Sport

Rashani dhe Hadërgjonaj shënojnë gola në Superligën turke

Skuadra e Ankaraguçu, ku aktivizohet mesfushori

Skuadra e Ankaraguçu, ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, ka rënë zyrtarisht nga Superliga turke, pas disfatës 3-1 në transfertë ndaj Kasimpashës, ndërsa dy shqiptarë të tjerë kanë shkëlqyer natën e sotme duke shënuar gola. Bëhetë fjalë për Elabasan Rashanin dhe Florent Hadërgjonaj, njofton Insajderi.

Futbollisti nga Pogradeci, Çekiç, u aktivizua si titullar në këtë përballje, por nuk mundi të lerë gjurmë.

Golin e avantazhit për vendasit e realizoi anësori i Kosovës, Hadërgjonaj, në minutën e nëntë, nga pika e bardhë e penalltisë.

Një tjetër futbollist shqiptar i Kosovës, realizoi dy gola mbrëmjen e sotme, bëhet fjalë për Elbasan Rashanin, që aktivizohet te Erzurum BB. Skuadra e tij arriti të triumfon me rezultatin 2-3, por gjithsesi pavarësisht triumfit, ata nuk arritën të shpëtonin duke rënë zyrtarisht nga Superliga turke. /Insajderi.com